Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me forcimin e masave për sigurinë rrugore, duke paralajmëruar se kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor do të vihen së shpejti në funksion.

Rama bën me dije se vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa në disa raste shpejtësia e mjeteve ka arritur deri në 230 km/h.

Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke veçuar ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë drejtimit, konsumit të alkoolit apo lëndëve narkotike dhe tejkalimit të shpejtësisë.

Siguria rrugore mbetet priorite shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, duke forcuar kontrollin në akset kryesore.

Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për tejkalim shpejtësie, me raste që arrijnë deri në 230 km/h.

Apeli për drejtuesit e mjeteve është i qartë: pa telefon në timon, pa alkool apo lëndë narkotike dhe pa tejkalim të shpejtësisë“, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds