Teksa fushata elektorale sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe i afrohet hapjes zyrtare të saj, forcat politike shtojnë përpjekjet për të bërë për vete sa më shumë shqiptarë me të drejtë vote, e në të njëjtën kohë shtohen akuzat e kundërakuzat. Partia Demokratike akuzoi këtë të mërkurë maxhorancën socialiste se po tenton të manipulojë votën e diasporës. Sipas Demokratëve në këtë kuadër, socialistët po hapin zyra pranë konsullatave tona në shtete të ndryshme, duke u hequr si të ishin të KQZ. Ivi Kaso për këtë akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë Niko Peleshin. Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit. Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online. Teksa I konsideron si zyra patronazhimi që marrin të dhënat personale të shqiptarëve, KAso I bën thirrje Komisionerit të të Dhënave Personale dhe SPAK të hetojnë dhe mos lejojnë që paligjshmëri të tilla të cënojnë procesin zgjedhor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds