Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka deklaruar se mosbindja civile do të shtrihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, duke organizuar protesta pranë ambasadave shqiptare. Ai kritikoi ashpër qeverinë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke i akuzuar për përjashtimin e rreth 1 milion shqiptarëve në diasporë nga procesi zgjedhor.