Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore, për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas formulës që do aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e pranverës, 46 deputetët e parë të çdo subjekti garues do të jenë produkt i listës së mbyllur ku renditjen e cakton kryetari, ndërkohë vetëm partie që arrijnë të marrë një numër mandatesh që tejkalon listën e mbyllur do kenë mundësi të çojnë në Kuvend deputetë si preferencë e qytetarit.

Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, partitë politike duhet të gjejnë 186 kandidatë, pasi ndonëse garohet për 140 ulëse në Parlament, ndarja e listës së kandidatëve në dy pjesë, një e fiksuar dhe pjesa tjetër e hapur, detyron subjektet  garuese  të paraqesin më shumë emra. Parashikohet që partitë politike të paraqesin një listë të ndarë në dy pjesë, ku 46 do të jenë në pjesën e mbyllur ndërsa 140 në pjesën e hapur, ku do të garohet për çdo votë.

Ndarja e mandateve për secilin qark si vijon:

Qarku Berat, 7 mandate, 2 të renditur
Qarku Dibër, 5 mandate, 2 të renditur
Qarku Durrës, 14 mandate, 5 të renditur
Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 të renditur
Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur
Qarku Fier, 16 mandate, 5 të renditur
Qarku Korçë, 10 mandate, 3 të renditur
Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur
Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 të renditur
Qarku Shkodër 11, 4 të renditur
Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 të renditur
Qarku Vlorë 12, 4 të renditur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds