Parku Kombëtar Karavasta në Divjakë është një aset i rëndësishëm për vendasit. Ai për shumë vite ka shërbyer si një vend atraktiv jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për vizitorët e huaj të cilët vlërësojnë natyrën dhë biodiversitetin e parkut. Por kohët e fundit kjo qendër ka rënë në gjumë letargjik dhe askush nuk mund ta shpjegojë këtë gjë edhe administrata e kësaj zone të mbrojtur në Divjakë hesht. Nga vëzhgimi i bërë ditën e djeshme gjithçka hesht! Porta kryesore është e mbyllur, lëviz tek tuk ndonjë punonjës i administratës por që shmang vizitorët. Dikur pelikani që argëtonte kryesisht fëmijët, i pagëzuar më emrin Xhoni, nuk dihet ku ka përfunduar. Ambientet e qëndrës janë populluar kryesisht më qenë ëndacakë. Ambientët e jashtme, stolat janë shkatërruar dhe kanë dalë jashtë funksionit. Vendet që dikur u shërbenin vizitorëve për piknik si zgrara për pjekjen e mishit apo peshkut janë shkatërruar. Gjatë dy orëve të qëndrimit tonë në këto ambientë nuk u pa asnjë vizitor që të shkonte të shikonte Muzeun apo Qendrën. Madje edhe në Kullën 360 gradë, shkuan vetëm disa vizitorë të rastësishëm, ndërkohë që kohë më parë, numri i vizitorëvë shkonte deri në 2000 në ditë pushimi apo festash. Asnjë nga administrata aktuale nuk pranon që të prononcohet për situatën e krijuar duke na lënë me shumë pikëpyetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds