Një tjetër viktimë aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm nga policia në kryqëzimin e Çermë Sektorit. Në aksidentin në rrugën kombëtare Çermë-Divjakë mbetën edhe dhe tre të plagosur që u dërguan me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Një automjet tip Volksvagen Pasat në të cilin udhëtonin 4 persona ka ardhur nga rruga e Çermë Sektorit për të dalë në rrugën drejt autostradës por nuk ka frenuar dot dhe ka përfunduar në kanal. Përplasja ka qenë fatale për një prej udhëtarëve dhe tre të tjerë janë rëndë në spital nën kujdesin e mjekëve. Ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja shtetasja Majlinda Sula 47 vjeçe. Të plagosur janë shtetasit Ferit Mekshi drejtuesi i mjetit 63 vjeç, Afërdita Mekshi 37 vjeçe dhe djali i saj 15 vjeçar.
Dalja në rrugën nacionale nga rruga e fshatit Çermë- Sektor sipas banorëve edhe në të shkuarën ka marrë jetë.
