Ndotja e pyllit të Semanit edhe këtë sezon veror ofron një panoramë të pakëndshme në hyrje të plazhit. Megjithë aksionet e pastrimit nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura dhe pushtetit vendor, pushuesit nuk ndalojnë së hedhuri mbetjet në pyll duke shkaktuar ndotje të vazhdueshme. 10 të rinj vullnetarë nga Sllovakia, Ukranina, Polonia i janë bashkuar vullnetarëve nga Fieri për të pastruar territorin e pyllit me pisha të Semanit, por të gjithë e kanë të qartë se vetëm aksionet nuk mjaftojnë për te ndalur ndotjen. Sipas tyre zgjidhja është tëepërgjegjësia dhe sjellja e qytetarëve ndaj mjedisit që në rastin e Semanit është e thjeshtë, një qese mbeturinash me vete pas çdo vizite në zonë.
Tonelata të tëra me mbetje u mblodhën një muaj më parë nga punonjësit e bashkisë në pyllin e Semanit, por ndotja vazhdon pasi zona frekuentohet edhe gjatë verës nga pushuesit që ndalojë në pyll pas plazhit ose në raste festash
