Dhjetra banorë të Kreshpanit në njësinë administrative Cakran në bashkinë Fier kanë protestuar paraditen e sotme për mungesën e ujit të pijshëm. Të indinjuar ata pohojnë se prej vitesh nuk furnizohen me ujë në rubinetat e çesmave te tyre teksa theksojnë se çesma e fshatit është i vetmi burim natyror uji në zonë , ku furnizohen edhe banorët e fshatrave më të afërt.

Edhe pse ujësjellësi ka investuar në rrjetin ujësjellës, uji vijon të mungojë pa iu shpjeguar askush arsyen ndërkohë që  janë edhe taksapagues të rregullt. Banorët thonë se janë rreth 400 familje që e vuajnë mungesën e këtij elementi bazik në përditshmërinë e tyre.

Banorët pohojnë gjithashtu se pranë çesmës ndodhen edhe koshat e mbeturinave duke iu frikësuar edhe rrezikut të infeksioneve. Përballë kësaj problematike shumëvjeçare ata bëjnë apel të dëshpëruar për zgjidhje të shpejtë të situatës pasi puset e hapuara privatisht thahen gjaté stinës së verës, dhe çesma pakëson ndjeshëm ujin. Burimet pranë Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës- Kanalizimeve Fier pohojnë se linjat e reja ende nuk janë vënë në funksion, por ato ekzistuese ende janë aktive dhe furnizohen 4 orë në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds