Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë proteste ndaj vendimit të Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në protestën që zgjati rreth 40 minuta qytetarët artikuluan katër kërkesa:
-Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara;
-Shkarkim i ministres së drejtësisë Donika Gervalla;
-Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
-Angazhim ekspertësh ndërkombëtar në mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së.
Sinkronet
Ndërkohë para nisjes së protestës, policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve.
Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
