Turi çiklistik i Shqipërisé, u mbyll dje me etapën e pestë dhe të fundit që u finalizua në Fier, ku u shpallën edhe fituesit e edicionit të 82 të kësaj gare tradicionale. Policia Rrugore e Fierit njoftoi dhe bllokoi përkohwsisht disa akse rrugore për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit. Etapa e pestë filloi në orën 10:00 në bulevardin kryesor të Vlorës për të vijuar në autostradën Vlorë- Fier- Unaza e Fierit, Fier- Savër, deri në dalje në Levan për të përfunduar në qendër të Fierit. Në kuadër të këtij turi janë zhvilluar 5 etapa duke filluar nga data 26 Maj, ku kanë marrë pjesë 14 skuadra dhe 86 sportistë përfshirë ekipe nga Ballkani dhe Europa. I pari që nga mbërritur në Finish, ka qënë Jovan Divniç, i ekipit malazez, me numër 45 ndërsa ekipi i Amsterdamit është shpallur fitues i gjithë turit. Vetëm pak metra larg finishit ciklisti i Serbisé Marko Stankoviç ka rënë duke u pëplasur në tokë teksa konsiderohej një prej pretendentëve fitues. Ekipi më i miré i etapës së pestë është shpallur CCN Metalac i Serbisë ndërsa fitues i gjithé turit është shpallur hollandezi Tom Jokmans. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku e ka cilësuar turin e 82 çiklistik si më emocionuesin deri më sot, me shpirt gare të fortë dhe rivalitet të ndershëm.
Ndërkohë Kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar se është emocion i veçantë kur gara mbërrin në Fier dhe se duhet të afrohen më shumë të rinj.