Autostrada Levan- Telelenë njihet si një ndër akset më të rrezikshme në vend, e konsideruar shpesh si “ rruga e vdekjes”.  Shkaqet kryesore mbeten mungesa e mbikalimeve dhe e nënkalimeve  që detyron banorët , këmbësorët dhe bagëtitë të kalojnë përmes rrugës duke sjellë jo pak herë përplasje , madje edhe fatale, shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe rrugët hyrëse – dalëse që lidhin fshatrat me autostradën ku edhe pse sinjalistika nuk mungon , shpesh nuk respektohet nga drejtuesit e mjeteve.

Banorét thonë se në shumë fshatra përgjaté këtij aksi rrugor si Kafaraj, Cakran, Frakull, mungojnë kalimet e sigurta duke rrezikuar jetën e banorëve teksa kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ndërkohë sipas Shefit të Sektorit të Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Rustem Plaka,  ky aks vijon të mbetet problematik pasi drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, flasin në telefon, nuk vendosin rrip sigurimi, dhe kryejnë parakalime të gabuara. Situata bëhet edhe më shqetësuese veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i automjeteve që qarkullojnë drejt jugut rritet.

Aksi rrugor Levan- Tepelenë është njohur ndër vite për numrin e lartë të aksidenteve ndërsa lapidarët e vdekjes janë dëshmi e tragjedive që kanë ndodhur në këtë segment dhe njëherazi kujtesë për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds