Fundi i muajit maj ka shënuar një rritje të lehtë të numrit të vizitave në Urgjencën Pediatrike të Fierit. Pasi intensiteti i virozave gripale ka rënë ndjeshëm, tashmë janë tonsilitet ose siç quhen ndryshe infeksion i bajameve që po prekin fëmijët.

Sipas mjekut pediatër Baftiar Hysenaj në qarkullim janë dy lloje tonsilitesh dhe vetëm në rastet me temperaturë të lartë rekomandohet antibiotiku.

Moti i paqendrueshëm i pranverës i shoqëruar me ndryshime të forta të temperaturave të ajrit kërkon sipas mjekevë kujdes të veçantë për të vegjëlit.  Shmangia e ekspozimit në diell për fëmijët është rekomandimi i përsëritur i mjekëve pediatër krahas ushqimit të shëndetshëm për të përballuar më lehtë virozat gastroindestinale që pritën në vazhdim.

Gjatë fundjavës në Urgjencën e spitalit të fëmijëve në Fier u paraqitën mbi 100 pacientë të vegjël, pjesa më e madhe me temperaturë të lartë shkaktuar nga bajamet e infektuara. Trajtimi mjekësor për këto sëmundje përqendrohet në medikamente me propolis dhe në rastin e temperaturës së lartë rekomandohet antibiotik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds