Qytetarët fierakë kanë dalë për dy ditë radhazi në protestën lokale kundra projektit të Zvërnecit dhe që në median ndërkombëtare po njihet si Revolucioni i Flamingove. Dhjetra qytetarë me pankarta né duar dhe thirrjet kundér Kryeministrit Rama kané kérkuar qé Shqipéria té shpétojé nga kthetrat e grabitésve.Protestuesit e mbledhur né sheshin qéndror té qytetit  në fjalimet e tyre kané kérkuar njé demokraci normale pér té gjithé qytetarét , njé shtet ku qytetarét kané té drejté té kérkojné llogari kur preket prona , ligji, mjedisi dhe pasurité publike. Ndërkohë për aktivistin Elis Baba, edhe Darézeza do té jeté bregdet i pasanikéve pasi është pjesë e të njëjtit masterplan ndaj fierakët duhet të protestojnë sot më fuqishëm se kurrë.

Tubimi ka vijuar në rrugët e qytetit duke u béré thirrje té gjithé qytetatéve ti bashkohen kësaj kauze  që për herë të parë po i vendos qytetarët në qëndër të vëmëndjes së mediave botërore për qytetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds