Praditen e së dielës në Kishën e Shen Gjergjit të qytetit të Lushnjës është mbajtur një meshë përshpirjeje në kujtim të hirësisë së tij Kryepiskopit  Anastas i cili u nda nga jeta.

Besimtarë ortodoksë të qytetit të Lushnjes morën pjesë në meshën përkujtimore të drejtuar nga At Josifi dhe At Leonardi. Besimtarët janë lutur dhe kanë ndezur qirinj për shpirtin e Kryepiskopit. At Leonardi u tha besimtarëve se Kryepiskopi ka ndërtuar nga themelet 160 kisha në Shqipëri dhe se ai do të jetojë dhe do të mbetet në memorjen e besimtarëve mes veprave që ka bërë ,dhe ka qenë në krye të kishës ortodokse autoqefale Shqiptare.

Mesha të tilla mengjesin e djeshëm janë mbajtur në të gjitha kishat e Myzeqesë në Lushnje e Divjakë dhe do të vijojnë të mbahen për pesë ditë, ashtu si e ka përcaktuar dhe mbledhja e Sinodit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds