Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, ku ndër çështjet kryesore ishin miratimi i fondit për familjet në nevojë që do të përfitojnë ndihmë ekonomike, sistemi i pikëzimit për programin social të vitit 2027, si dhe përfundimi i procedurave për regjistrimin e banesave shtetërore të paregjistruara dhe përditësimi i listës përkatëse.

Diskutime dhe debate pati për projektvendimin për krijimin e Muzeut Etnografik në Njësinë Administrative Kolonjë. Këshilltarët e opozitës kërkuan që krahas tij të ngrihet edhe një muze kushtuar të përndjekurve politikë.

Në vijim këshilltarët shqyrtuan edhe propozimin për miratimin e bursave për nxënësit e arsimit profesional parauniversitar në institucionet publike, për vitin shkollor 2026–2027. Në rendin e ditës ishte gjithashtu përdorimi dhe përcaktimi i tarifës së dhënies me qira të shtëpizave prej druri, që do të vendosen në sheshin përpara Bashkisë gjatë festave të fundvitit.

Debate të shumta pati edhe për kërkesën e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë lidhur me ndryshimin e nivelit të tarifave për furnizimin me ujë të pijshëm dhe shërbimin e kanalizimeve.

Pas diskutimeve kjo pikë nuk u miratua nga Këshilli Bashkiak.

Në përfundim pikat e tjera të rendit të ditës morën miratimin e këshilltarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds