Situata e tensionuar para Kryeministrisë ka sjellë edhe të lënduar. Një qytetar dyshohet se është lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia gjatë përpjekjeve për të shpërndarë protestuesit.
Në pamjet nga protesta, një person shihet i shtrirë në tokë, ndërsa qytetarët përreth kërkojnë ndihmën e autoambulancës për t’i ardhur në ndihmë. Nuk ka ende informacion mbi gjendjen shëndetësore të tij.



