Fermerët e zonës së fushës së Tërbufit, ku përfshihen fshatrat Pluk, Tërbuf, Ferras, Tri urat, Spolatë e Grabjan prej 5 vitesh po pësojnë dëme ekonomike nga prania e kolonive të karkalecit. Të prekura janë rreth 600 hektarë toka të mbjella kryesisht me jonxhë, por edhe me misër, fasule, shalqi e perime të tjera.

Fermerët thonë se kostot e spërkatjes janë të papërballueshme, preparatet janë të shtrenjta dhe nuk japin rezultatet e pritshme. Ndërsa për katër vite me radhë kanë marrë mbështetje me preparate dhe mjete mekanike nga strukturat e Mbrojtjes së Bimëve, këtë vit sipas tyre nuk kanë përfituar asnjë ndihmë.

Fermerët shprehen se dëmet do të reflektohen edhe në mungesën e bazës ushqimore për blegtorinë në muajt e ardhshëm.

Kontaktuam nëpërmjet telefonit me specialistët e Mbrojtjes së Bimëve në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë Vlorë e cila mbulon edhe Lushnjën dhe pohuan se po e monitorojnë situatën konkrete në terren, ndërkohë që fermerët shprehin të kundërtën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds