Me një meshë solemne që zgjati mbi tre orë dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve, u përkujtua 10-vjetori i themelimit të Mitropolisë së Fierit, njëkohësisht me inaugurimin e godinës së saj të re. Ceremonia u drejtua nga Kryepeshkopi Joani, së bashku me Sinodin e Shenjtë (organi më i lartë  i qeverisjes së Kishës Ortodokse  Autoqefale të Shqipërisë).

Një dekadë më parë, u vendos që Fieri, për shkak të numrit të madh të besimtarëve dhe trashëgimisë së pasur fetare, të organizohej si Mitropoli, duke u kthyer në një strukturë të rëndësishme përfaqësuese brenda Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sot, pas 10 vitesh, kjo Mitropoli ka tashmë edhe godinën e saj të re, ku do të zhvillohen aktivitetet zyrtare dhe administrative.

Në prononcimin për mediat, Kryepeshkopi Joani theksoi rëndësinë e përvjetorëve si momente reflektimi mbi rrugëtimin e kishës, që nga martirët e parë e deri në ditët e sotme, duke nënvizuar se misioni i saj është përmbushur me përkushtim.

Ai u ndal edhe te situata ndërkombëtare, duke theksuar se në kohë të vështira, thelbësore mbetet paqja e brendshme.

Fieri renditet ndër zonat me traditë të fortë ortodokse në Shqipëri, duke u pozicionuar i treti në rang vendi për numrin e kishave dhe besimtarëve, pas Korçë dhe Berat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds