Avokati  Ervis Goxhaj, ka komentuar  shqyrtimin nga Gjykata e Larté té njé çéshtjeje kyçe né drejtési qé lidhet me ndryshimin e praktikës gjyqësore né  lidhje me masat e sigurisë “Arrest me burg”. Goxhaj e ka cilésuar nismén pozitive dhe domosdoshmëri përballë  numrit të  madh të të paraburgosurve né vendin toné, dy heré mé té larté se né vendet e Bashkimit Europian.  Por ka pohuar se nisma ka dhe anët negative të saj.

Goxhaj ka pohuar gjithashtu se shkaku kryesor i numrit të madh të paraburgosurve janë ashpërsimi i kodit penal dhe fryma e ashpër që kanë magjistratët në vendosjen e masës se sigurisë “Arrest me burg” për vepra penale që kanë një marzh të ulët dënimi.

Ndérkohë Goxhaj ka sugjeruar që përveç ndryshimeve të praktikës gjyqësore , ligjvënësit duhet te marrin  në konsideratë dhe ndryshimin e kodit penal për këto vepra me dënim të ulët pasi ndryshimet qé po diskutohen aktualisht mund ta pérkeqésojné situatén nése nuk shoqérohen me njé arsyetim té qarté qé do té udhëzojé gjykatat né zbatim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds