Një aksident i rëndë me 18 viktima është regjistruar në Tajlandë. Mësohet se një autobus pasi hasi probleme me frenat doli nga rruga. Autobusi dykatësh, me gjithsej 49 persona, duke përfshirë përfaqësues të autoriteteve lokale doli nga rruga teksa po zbriste në provincën Prachin Buri, në lindje të kryeqytetit Bangkok.
“Shtatëmbëdhjetë persona u gjetën të vdekur në vend dhe një tjetër iu nënshtrua plagëve të marra në spital”, tha një oficer policie. Tajlanda është e njohur për aksidentet e trafikut të regjistruara në rrugët e saj çdo vit, për shkak të gjendjes së keqe të infrastrukturës, përdorimit të automjeteve të pasigurta dhe praktikave të rrezikshme të shumë shoferëve.