Vijojnë në Fier kontrollet e policisë për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër operacion është finalizuar në kuadër të këtyre kontrolleve, duke çuar në pranga një 60-vjeçar të kërkuar nga autoritetet spanjolle. Sipas policisë, ai dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa ndaj tij rëndon edhe akuza për vjedhje të energjisë elektrike.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë lokalizuar dhe kapur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve’ dhe ‘Vjedhje e energjisë elektrike’, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtij shtetasi drejt Spanjës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds