Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas problematikës së evidentuar më 4 tetor në procesimin dhe pasqyrimin e një numri të kufizuar transaksionesh me karta.

Banka njofton se për një periudhë të kufizuar kohore, disa transaksione të kryera me karta mund të jenë pasqyruar dy herë në llogaritë e klientëve.

Sipas Raiffeisen Bank, menjëherë pas identifikimit të problematikës u aktivizuan procedurat përkatëse të korrigjimit dhe u kryen verifikimet e nevojshme për të garantuar saktësinë e të dhënave dhe gjendjeve të llogarive.

Banka bën me dije se transaksionet e prekura janë verifikuar dhe procesi i korrigjimit ka përfunduar. Aktualisht, llogaritë e klientëve pasqyrojnë saktë transaksionet e kryera dhe gjendjen reale të fondeve.

Raiffeisen Bank thekson se nga verifikimet e kryera nuk është evidentuar asnjë akses i paautorizuar në sistemet e saj, komprometim i të dhënave të klientëve apo incident i sigurisë kibernetike. Problematika, sipas bankës, ka qenë e natyrës tekniko-operative dhe nuk lidhet me ndërhyrje të paautorizuara në sistemet e saj.

Banka thotë se ka ndërmarrë gjithashtu masa parandaluese dhe korrigjuese për të reduktuar mundësinë e përsëritjes së një situate të ngjashme.

Në deklaratën për media, Raiffeisen Bank Shqipëri u kërkon ndjesë klientëve për shqetësimin e krijuar dhe thekson se besimi i tyre mbetet prioritet.

Në fund, banka paralajmëron se do të ndjekë ligjërisht çdo rast të publikimit ose shpërndarjes së informacionit të pavërtetë në emër të Raiffeisen Bank dhe do të ndërmarrë veprimet ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe interesave të saj, si dhe të klientëve.

Deklaratëpër media

Raiffeisen Bank Shqipëri konfirmon zgjidhjen e problematikës tekniko-operative në pasqyrimin e disa transaksioneve.

Tiranë, 5 tetor 2026 – Raiffeisen Bank Shqipëri informon se gjatëdatës 4 tetor 2026 është evidentuar një problematikë tekniko-operative në proçesimin dhpasqyrimin e një numri të kufizuar transaksionesh me karta, për një periudhë të kufizuar kohore.

Si pasojë, disatransaksionetëkryera me kartamundtëjenëpasqyruardyherënëllogaritë e klientëve.

Menjëherë pas identifikimit të problematikës, Banka aktivizoi procedurat përkatëse tëk orrigjimi tdhe kreu verifikimet e nevojshme për të garantuar saktësinë e të dhënave dhe të gjendjeve të llogarive të klientëve.

Transaksionet e prekurajanëverifikuardheproçesi i korrigjimitështëpërfunduar. Aktualisht, llogaritë e klientëve pasqyrojnë saktë transaksionet e kryera dhe gjendjen reale të fondeve. 

Gjithashtu duam të theksojmë se nga verifikimet e kryera nuk është evidentuar asnjë akses i paautorizuar në sistemet e Bankës, komprometim i tëdhënavetëklientëve apo incident i sigurisëkibernetike.

Problematika kishte natyrë tekniko-operative dh enuk lidhet me akses të paautorizuar apo ndërhyrje në sistemet e Bankës.

Banka ka ndërmarrëgjithashtu masa parandaluesedhekorrigjuesepërtëreduktuarmundësinë e përsëritjessënjë situate tëngjashme.

Raiffeisen Bank Shqipëri i kërkon ndjesë klientë vepërshqetësimin e krijuar. Besimi i klientëve mbetet prioriteti ynë dhe ne vlerësojmë mirë kuptimin dhe mirëbesimin e tyre të vazhdueshëm.

Banka do të ndjekë ligjërisht çdo rast të publikimit ose shpërndarje tëi nformacionit të pavërtetë në emër të Raiffeisen Bank dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe interesave tësaj duke mbrojtur kështu edhe interesat e klientëve që na kanë besuar fondet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds