Pa e konfirmuar vetë hapur arritjen e marrëveshjes me Ukrainën për mineralet e rralla, Donald Trumpi e nënkuptoi atë me deklaratën se e pret presidentin ukrainas Volodymir Zelensky të premten në Washington për të nënshkruar personalisht ujdinë, teksa shtoi se në këmbim “Kievi do të marrë “të drejtën për të luftuar”.

 Pa Shtetet e Bashkuara, paratë e tyre dhe pajisjet ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Në Ukrainë do të ketë nevojë një formë paqeruajtjeje pas një ujdie mbi fundin e konfliktit. Trump theksoi se ka ushtruar presion për qasje tek depozitat minerale të Ukrainës në këmbim të ndihmës ushtarake që SHBA i ka dhënë vendit.

“Ne duam t’ia kthejmë amerikanëve ato para,” ishte komenti i tij. Më herët, zyrtarë ukrainas që kishin njohuri për këtë çështje, folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht. Ata pohuan se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kishin arritur një marrëveshje ekonomike kornizë që do të përfshijë qasjen amerikane tek mineralet e rralla në Ukrainë.

Njëri nga zyrtarët tha se Kievi shpreson se nënshkrimi i marrëveshjes do të sigurojë vazhdimin e mbështetjes ushtarake amerikane për të cilën Ukraina ka nevojë urgjente. korniza nuk përfshin një propozim të debatueshëm të administratës së Presidentit Trump për t’u dhënë Shteteve të Bashkuara minerale të rralla ukrainase me një vlerë prej 500 miliardë dollarësh si kompensim për ndihmën në luftën e Kievit.

Por në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të kishin pronësi të përbashkët të një fondi ku Ukraina në të ardhmen do të kontribuonte 50% të të ardhurave nga burimet shtetërore, përfshirë mineralet, naftën dhe gazin, sipas zyrtarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds