Stolat e harruar në parkun e qytetit, në shëtitore, para Bashkisë, para Qendrës Kulturore “Vaçe Zela” tek shatërvanët apo dhe nëpër lagjet e qytetit kanë qënë shpesh tematikat e kronikave tona. Stolat janë vendi ku kalojnë disa orë të ditës të moshuarit duke luajtur letra, domino, shah ose duke biseduar, fëmijët që luajnë tek këndi i lojrave tek parku dhe qytetarët që duan të freskohen në hijen e pemëve të parkut gjatë ditëve të nxehta që po afrohen. Më në fund pas kronikës para disa ditësh të TV 4Plus Ndërmarrja e Pasurisë Publike ka filluar punimet për rregullimin e stolat të shëtitores në qendër duke hequr stolat e vjetër prej druri dhe duke i zëvendësuar me të reja. Në ditët në vijim Ndërmarrja e Pasurisë Publike do vazhdojë zëvendësimet e tyre tek bulevardi dhe tek lulishtja.
Pensionistët jasht kamerave shprehen se reagimi nga ana e bashkisë është i vonuar, sepse stolat kishin kohë që ishin dëmtuar edhe nuk përdoreshin, plus shëmtonin pamjen e qëndrës së qytetit të bukur të Lushnjës.
Kujtojmë që lagjet e qytetit janë me stola të prishur ose pa stola.