Aksidentet e shkaktuara nga pakujdesia janë të shpeshta dhe disa herë edhe fatale. Një shpërndarës picash ka përfunduar në spital i lënduar mbrëmjen e djeshme në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në Bulevardin e Palmave ku një shpërndarës picash ishte duke kaluar në bulevard me motoçikletë, ndërsa mjeti tip Ford po dilte nga një parking. Duke pasur shikimin e kufizuar dhe duke dalë me indjetro, drejtuesi i mjetit tip Ford nuk e ka vënë re motoçiklistin. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës një i ri rreth 30 vjeç i cili është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun, pasi kjo është një zonë shumë të frekuentuar e qytetit ndërsa grupi hetimor ka dokumentuar ngjarjen. Është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tip Ford për të sqaruar rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti.