Dje në mbrëmje, në orën 7:00 Kryetari i PD Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Lushnjës tek palestra e shkollës 9-vjeçare “Foto Puka”, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit. Fermeri Vladimir Çela i cili mori fjalën i pari në këtë takim tregoi gjendjen aktuale të bujqësisë në Lushnjë.

Kryetari i komanduar i PD dega Lushnjë Elsido Gjini e quajti të veçantë ditën e djeshme, pasi është dita e një fillimi të ri për një të ardhme më të mirë.

Gjithashtu edhe Drejtuesi i Qarkut Fier deputeti Gazmend Bardhi e quajti ekipin e Fierit në këto zgjedhje më të mirë se ekipi i kundërshtarëve. Ai tregoi se mesazhi që marim nga qytetarët, sidomos fermerët që takojnë është “Na ka ardhur në majë të hundës nga kjo qeveri”. Gjithashtu përmendi edhe arsimin, ku 18 shkolla janë mbyllur në Lushnjë nga braktisja.

Kryetari i PD Sali Berisha mes entuziazmit dhe thirrjeve deklaroi ekipi i PD ka kandidatët më të mirë që mbështeten në vlerat familjare dhe janë si nata me ditën me ekipin e PS që kryesohet nga Belinda Balluku.

Zoti Berisha thase do të 5 fishojë subvencionet dhe do mbrojë çdo sezon prodhimin e fermerëve. “Made in Albania” nuk do të fillijmë me prodhimin e makinave ushtarake si deklaron Edi Rama, por  do ta fillojmë me qumështin, me frutat, me zarzavatet, tha ai.

Zoti Berisha tregoi se rikthimi i tij në krye të partisë dhe kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit nuk vinë si ambicie për para apo luks, por për të mos ia lënë kontrollin e opozitës Kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds