Edhe në këtë  8 prill, Dita Ndërkombëtare e Romëve e gjen komunitetin romë në Fier jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare me sfida që duhen kapërcyer si arsimimi , strehimi , punësimi dhe përkrahja e tyre sociale. I pranishëm në takimin e zhvilluar sot me fokus “Rritjen e ndërgjegjësimit mbi sfidat dhe mundësitë e tyre për fuqizimin e tyre ekonomik e social,” Bledar Taho, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri,  ka pohuar se një ndër sfidat më të mëdha me të cilat po përballet komuniteti rom është emigrimi.

Ndërkohë ligji për pakicat kombëtare i miratuar në 2017-ën ka patur përmirësime të vazhdueshme, në dhjetor të vitit 2024 me tre akte të tjera nënligjore , ndaj mund të themi që deri më sot ka qënë i pazbatueshëm ka thënë Taho.

Ndërkohë  për Tahon, pozitive  është qasja e politikës, ku në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës janë tre kandidatë, një prej tyre në Fier .

Ndërkohë Anisa Yzeiraj , përfaqësuese e Drejtorisë Rajonale të Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Fier, ka theksuar se vetëm për vitin 2024 janë  regjistruar 400 kërkesa nga komuniteti rom , ku 42 prej tyre janë punësuar.

Panajot Alushi , aktivistë i cili ka fituar nje cështje me policiné, në Strasburg, i ka kërkuar politikës më shumë mbështetje për këtë komunitet , prindërve romë  të mos neglizhojnë arsimimin e fëmijëve dhe të eleminojnë edhe martesat e hershme.

Një tjetër problematikë madhore në këtë 8 Prill , është cilësuar edhe diskriminimi i shtuar i këtij komuniteti kryesisht në rrjete sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds