Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë një rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Cmimi i ulët ka ngritur mesditën e sotme në protestë fermerët e kësaj zone të cilët pohojnë se nga 150 lekë të reja që duhej të tregtohej një kilogramë, sot ka arritur në 40 lekë . Është e padrejtë té penalizohemi thonë ata njëzëri teksa theksojnë se shitja që prej një jave është bllokuar.

Fermerët kanë pohuar gjithashtu se prodhimi tashmë ka përfunduar në lumin Vjosë ndërsa në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe.

Përballë kësaj situate fermerët kanë pohuar se janë drejt falimentimit ndërsa apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.

Ata thonë gjithashtu se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i vështirë ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds