Muzeu Historik Fier, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare te muzeve ka organizuar një sërë aktivitetesh të larmishme me fokus muzeologjinë , historinë dhe trashëgiminë kulturore. Sipas drejtuesit të këtij institucioni Ilirjan Gjika , kjo dité u parapri nga një aktivitet i përbashkët me qëndrën muzeore Berat. E tillë ishte ekspozita “ Thesare të muzeut kombëtar ikinografik Onufri” e cila solli për publikun e gjere një përzgjedhje të veçante ikonash dhe vepra të artit ikonografik shqiptar te realizuar nga mjeshtrat e mëdhenj Onufri, Nikolla, Onufër Qiprioti , David Selenica etj

Ndërkohë nën moton e këtij viti, “Java e muzeve” , në këtë ditë u zhvillua edhe cikli i leksioneve të hapura” Muzeu si laborator i historisë në shkollë”.
Ndër 8 pavionet e muzeut historik Fier , më i vizitueshmi është pavioni i arkeologjisë. Sipas arkeologut Bashkim Vrekaj , pasuria e tij dëshmon lashtësinë dhe vazhdimësinë e jetës në Qarkun e Fierit , si më i pasuri në Shqipëri. Vrekaj ka pohuar se pavioni i arkeologjisë me obiektet e tij të ekspozuara në të i jep mundësi vizitorit të marri informacione të mjaftueshme për qytetet antike të Bylisit dhe Apollonisë edhe pa i vizituar ato.

Si çdo pavion herë pas here arkeologjia sjell prurje të reja , duke e bërë më të larmishëm për vizitorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds