Lushnja e veshur kuq e zi ,mirëpret të gjitha aktivitetet për nder të 105- vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar.
Në këtë aktivitet morën pjesë autoritetet më të larta vendore dhe qëndrore si dhe nderoi me pjesëmarrjen e saj zëvendës kryeministria Belinda Balluku njëherazi dhe drejtuesja politike e PS e qarkut të Fierit.Festimet zyrtare nisën në shtëpinë muze të Kongresit,nën tingujt e orkestrës frymore të bashkisë Fier.
Balluku e ka cilësuar Kongresin e Lushnjës, si një shembull të qartë, kur një popull është i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur integritetin e tij territorial dhe mbi të gjitha interesat e tij kombëtar, të gjitha sfidat janë të perballueshme.