Vijojnë aktivitete në nderë të 105-vjetorit të Kongresit Kombëtar të Lushnjes ,të organizuara nga bashkia e Lushnjës.Paraditen e sotme në ambjentet e Shtëpisë Muze “Kongresi i Lushnjës” u zhvillua ceremonia e dhënies “Qytetar Nderi “ z.Ikonom Kozma Dhimo dhe z.Nebi Sefa.
Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin kryetarja e bashkisë znj.Eriselda Sefa ,familjarë të dy patriotëve lushnjar që u nderuan sot,si dhe qytetarë.Aktivitetin e hapi përgjegjësi i muzeut ,doktor Niko Ferro i cili foli rreth dy patriotëve lushnjar.
Më pas fjalën e mori kryetarja e bashkisë znj.Sefa e cila u dorëzoj titujt qytetarë nderi familjarëve të tyre .Në përfundim të aktivitetit të gjithë të pranishmin zbritën në katin e parë të “Shtëpisë Muze” për të shikuar ekspozitën me piktura të bëra nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare,të bashkisë Lushnjë.