Festivali “Bylis Polifonia 2025“ ka çelur mbrëmjen e djeshme siparin në edicionin e 12- të  të tij. Nën kujdesin e Shoqatës së Polifonisë Shqiptare , Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve vendore, ky festival për dy netë do të bëjë bashkë  21 grupe polifonike nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas organizatorit të këtij eventi të rëndësishëm kulturor Yzeir Llanaj, ky festival shënon edhe 20- vjetorin e pranimit të Polifonisë tonë në UNESKO.

Për mjeshtrin e madh Zhani Ciko pjesë e jurisë së festivalit, tranzicioni i marrosur e ka bërë të vetën duke arritur të cënojë edhe këtë pasuri të rrallë shpirtërore ndaj këtë vit “ Bylispolifonia” do të përcjellë edhe mesazhe për ruajtjen e saj.

Festivali” Bylis Polifonia 2025” i kthyer tashmë në traditë, çdo dy vjet pret grupe polifonike nga të gjitha trojet shqiptare, thotë Kryebashkiaku i Mallakastrës  Qerim Ismailaj.

Tingujt e rrallë të Polifonisë Shqiptare ngjizur mes gurëve të lashtë e kthyen Bylisin né një skenë të gjallë arti e trashëgimie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *