Një festival folkorik nga fëmijët e kopshteve të Fierit përfshiu qindra vogëlushë në një garë me ngjyra dhe nota tradicionale. Përtej festës dhe argëtimit ky event që zhvillohet për herë të parë në Fier, është konfirmim i një tendence në rritje për ndjekjen e kursve folklorike nga fëmijët. Drejtuesja e Institucioneve parashkollore në Fier Silvana Laze thotë së lidhja me traditën që në moshë të hershme nuk bëhet vetëm për argëtim, por edhe për të edukuar të vegjëlit me traditën popullore  

Përpjekjet për përfshirjen e traditës folklorike në edukimin e fëmijëve fillojnë në kopsht me atë që drejtuesja Laze, e quan gjurmim të talenteve dhe kultivimin e tyre në qëndra kursesh kukturore. Vetëm në Qendrën Kulturore të Fierit janë 50 fëmijë të moshave 5 deri në 7 vjeç, pjesë e grupeve zinxhir të ansamblit “Myzeqeja”.

Festivali “Kids Folk” përfshiu edhe fëmijët e kopshtit të romëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds