Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi fitore farsë festën e PS për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha gjithashtu paralajmëroi se Rama po shpenzon shuma të mëdha për të influencuar raportin ndërkombëtar mbi zgjedhjet. Por, sipas tij, përpjekjet do të dështojnë dhe raporti do të reflektojë të vërtetën e situatës.

Kryetari i PD Sali Berisha: Ky takim ishte festë e farsës elektorale. Ky takim me narko-deputetë të tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme në Shqipëri e në rajon. Në takim, Rama iu tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK.

Farsa elektorale prodhoi narko-parlament. Edi Rama është armik i betuar i votës së lirë. Raporti i Komunitetit Ndërkombëtar për zgjedhjet do dalë, teksa Rama po paguan shuma të mëdha për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do ia arrijë. Raporti do jetë pasqyra e kësaj farse.

Sali Berisha, festën e Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, e përshkroi si një ceremoni të zymtë dhe të frikshme, ku nuk u panë asnjë buzëqeshje apo reagim spontan.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi zyrtarët e PS-së si përfaqësues të bandave kriminale dhe e cilësoi parlamentin e ri si “narkoparlament”. Berisha ka krahasuar ngjarjen me skenat e filmave të njohur për botën e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds