Portugalia ka arritur të kualifikohet në 1/8-at e Botërorit, pas fitores me përmbysje 2-1 përballë Kroacisë.

Takimi i luajtur në Toronto prodhoi spektakël, teksa goli i parë erdhi vetëm në minutën e 53’, kur Perisiç dërgoi topin në rrjetë.

Ronaldo barazoi në minutën e 61’, por VAR ndërhyri për t’i prishur festën.

Gjithsesi, pas 7 minutash ishte sërish teknologjia që ndërhyri, kësaj radhe për t’i akorduar një 11-metërsh luzitanëve, i cili u shndërrua në gol pikërisht nga ylli 41-vjeçar.

Atëherë kur çdo gjë mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte Gonçalo Ramos, i cili me një goditje me kokë pas krosimit të Leaos, tundi sërish rrjetën.

Në sekondat e fundit, Gvardiol tundi sërish rrjetën, por VAR-i ndërhyri për herë të tretë, duke i anuluar golin kroatëve dhe duke i dhënë një goditje të rëndë ballkanasve.

Kështu ëndrra e Ronaldos për të fituar një Botëror vazhdon, me Portugalinë që do të ndeshet në 1/8-at me Spanjën, ndërsa Kroacia e mbyll këtu aventurën në Botëror, me Modriç që dorëzohet pa fituar asgjë me kombëtaren e tij.

REZULTATI:

Portugali 2-1 Kroaci

Ronaldo (P) 68’, Ramos 90+4’ / Perisiç 53’

Goli i Perisiç (Video)

Goli i Ronaldos (Video)

Goli i Ramos (Video)

Goli i anuluar i Gvardiol (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds