Projekti “Buroj nga Natyra” i realizuar nga nxënësit e klasave të 10-ta të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” solli në qendër të vëmendjes rëndësinë që natyra ka për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Natyra përfshin gjithçka që na rrethon  mjedisin fizik, bimët, kafshët dhe proceset natyrore  duke krijuar një ekuilibër të domosdoshëm për jetën dhe mirëqenien e njeriut.

I konceptuar në formën e një emisioni mëngjesi me titull “Bashkë me Nënshkruesin”, projekti u zhvillua përmes rubrikave të ndryshme të përgatitura nga vetë nxënësit. Ata folën për lidhjen e drejtpërdrejtë që kemi me natyrën, si një marrëdhënie të ndërsjellë nga e cila marrim vazhdimisht, por ndaj së cilës kemi edhe përgjegjësinë për të dhënë e kontribuar në mbrojtjen e saj.

Gjatë prezantimit nxënësit u ndalën edhe tek kafshët shtëpiake si pjesë e pandashme e natyrës, ku theksuan se prania e kafshëve shtëpiake ndikon pozitivisht në shëndetin mendor, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe duke ofruar mbështetje emocionale.

Më pas ata prezantuan ushqimet që ndikojnë në përmirësimin e shëndetit mendor, duke u fokusuar veçanërisht tek roli i tyre në menaxhimin e ankthit dhe stresit.

E emocionuar nga lulet që nxënësit i dhuruan në përfundim të aktivitetit, mësuese Edi u shpreh se është e rëndësishme të mësojmë të shijojmë natyrën në çdo hap që hedhim, pasi ne jemi pjesë e saj dhe mirëqenia jonë lidhet ngushtë me kujdesin që tregojmë ndaj mjedisit që na rrethon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds