Të nevojshme por të pamjaftueshme e kanë konsideruar pensionistët fierakë bonusin e verës  që ka nisur të shpërndahet që nga data 1 Korrik së bashku me pensionin mujor. Për mikrofonin e RTV 4+ pjesa më e madhe e tyre kanë pohuar se bonusi prej  5 mijë lekë shtesë do të shkojë kryesisht për ilace e ushqime.

“ Më mirë të na kishin dhënë helm sesa bonus” thotë i revoltuar një prej pensionistëve , ndërkohë që të tjerë nuk e fshehin mllefin për pensionet e ulëta.

Teksa e vlerësojnë si të pamjaftueshëm bonusin e verës, pensionistët fierakë kanë kërkuar njëzëri rritje reale të pensioneve për të zbutur varfërinë dhe jo bonuse apo indeksim.

Edhe pse ky bonus është në ditët e para të shpërndarjes së tij ,  në të gjitha degët  e postës shqiptare në Fier vihet re një dyndje e madhe e të moshuarive për ta tërhequr sa më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds