Besimtarët bektashinj lushnjarë hynë sot në muajin e bekuar të Muharremit, që shënon fillimin e vitit të ri hixhri. Me këtë rast nis edhe Matemi, agjërimi i zisë 10-ditore në përkujtim të 72 dëshmorëve të Qerbelasë, me në krye Imam Hysenin.

Gjatë kësaj periudhe besimtarët mblidhen në teqe për lutje dhe leximin e Hadikasë duke përkujtuar sakrificën, durimin dhe qëndrueshmërinë në rrugën e së vërtetës. Në shenjë respekti për vuajtjet e martirëve të Qerbelasë gjatë Matemit nuk pihet ujë dhe nuk konsumohen produkte shtazore.

Për komunitetin bektashi ky muaj është një kohë reflektimi, devotshmërie dhe afrimi më të madh me Zotin duke përcjellë mesazhe paqeje, vëllazërie dhe dashurie për njerëzimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds