Pas zyrtarizimit të 4 nęnkryetarëve të rinj të bashkisë Fier, zv/ kryeministrja Belinda Balluku në një prononcim për mediat ka pohuar se ky proces ka nisur disa muaj më parë për një riorganizim të mirëfilltë të bashkisë me qëllim rritjen e cilësisë dhe shërbimeve ndaj qytetarëve. Ajo ka vendosur theksin në ristrukturimin e thellë të strukturave të bashkisë që ka të bëjë ndarjen e detyrave, dixhitalizimin e shërbimeve dhe mbi të gjitha transparencën ndaj qytetarëve.
Ndërkokë kryebashkiaku Subashi ka theksuar se ky është një proces që do të vazhdojë edhe në nivel instituciinesh vendore. Sipas tij struktura e re e bashkisë në dy- tre muajt në vijim do të ndryshojë tërësisht në përputhje të plotë edhe me statusin e nënpunësit civil për çdo punonjës.
Ndërkohë përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në disa bashki të vendit, Balluku është shprehur e bindur se Partia Socialiste do të ketë të njëjtin sukses sikurse ka patur në 11 Maj jo vetëm në Fier, por në mbarë Shqipërinë.
.
