Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodimir Shkurov vizitoi këtë të hënë Bashkinë e Roskovecit si pjesë e delegacionit të Bashkisë Letychiv, në kuadër të projektit “Pathways of Partnership” të mbështetur nga NALAS. Projekti synon angazhimin e përbashkët për bashkëpunim, shkëmbim eksperience dhe transferim të praktikave të mira të qeverisjes vendore

Në një prononcim për mediat ambasadori u ndal edhe te zhvillimet e fundit në Shqipëri duke u shprehur se protestat paqësore janë një e drejtë themelore në një vend demokratik. Sipas tij qeveria duhet të dëgjojë kërkesat e protestuesve, por debatet dhe zgjidhjet duhet të zhvillohen edhe në sallën e Parlamentit.

Ambasadori Shkurov vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ukrainës duke theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe transport, sektorë që sipas tij krijojnë mundësi të reja zhvillimi për të dy vendet.

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi u shpreh se ky partneritet pritet të sjellë rezultate konkrete për komunitetin duke u mbështetur edhe në eksperiencat e mëparshme të bashkëpunimit me Italinë dhe Slloveninë.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Letychiv ka theksuar se Shqipëria ka resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds