Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Dushk, ku dy automjete, njëri Kia me targa AB 261OG është përplasur me një kamionçinë me targa AB 968 FS.
Nga aksidenti janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe një bashkudhëtar të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.
Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin për të gjetur shkaqet si dhe po disiplinon trafikun e automjeteve në kushtet e errësirës.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamjonçina ka dalë nga rruga.