Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët e Lushnjës duke marrë jetë të pafajshme.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë- Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.
Autobusi i linjës Tiranë- Athinë ka goditur nga pas një motomjet i drejtuar nga shtetasi Qemal Krasniqi 72 vjeç. Goditja ka qenë fatale dhe 72 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia e qarkullimit rrugor dokumentoi ngjarjen dhe njëkohësisht disiplinoi trafikun. Trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjës ndërsa drejtuesi i autobusit, shtetasi Hektor Lakuriqi është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se mungesa e ndriçimit ka qënë shkak për përplasjen.
Policia rrugore vazhdimisht apelon drejtuesve për kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, pasi jeta është e shtrenjtë.
