Plehrat i gjen kudo në lulishten e vetme të qytetit, ku kalojnë kohën e lirë të moshuarit, në freskinë e pemëve, fëmijët dhe prindërit në këndin e vetëm modest të lojërave. Kjo është panorama e lulishtes gjatë javëve të fundit. Bashkia e cila merr rregullisht taksat nga qytetarët nuk ka vendosur kosha siç ka vendosur në qendër të qytetit, ku çdo 20 metra ka një kosh për mbeturinat. Lulishtja e qytetit, vendi më i frekuentuar nga qytetarët nuk ka kosha brenda, duke bërë që plehrat të dalin edhe në trotuar, madje edhe në stolat e rinj të vendosura nga Bashkia në mars duke i bërë si kosh mbeturinash. Përveçse një shqetësim, ato janë kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve, sidomos të moshuarve dhe të fëmijëve.
Ndotja e mjedisit ndodh edhe nga papërgjegjshmëria e qytetarëve të cilët i hedhin plehrat në lulishte dhe jo tek koshat që janë në trotuarin përballë saj. Qytetarët nuk mund ta justifikojmë veten “ne paguajnë taksa dhe bashkia duhet të na përgjigjet”, përgjegjësia për të mbajtur pastër mjedisin ndahet mes nesh dhe bashkisë.
