Tjetër aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnje Berat në dalje të Fiersheganit.
Një automjet tip Benz ka goditur nga pas një motoçikletë në të cilin udhëtonte një turist në drejtim të Beratit.
Nga përplasja e fortë, shtetasi i huaj drejtuesi motoçikletës një shtetas i huaj ka marrë dëmtime të shumta dhe ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku e ka transportuar ambulanca dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për nisjen e veprimeve për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ku sipas të dhënave të para, drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe është goditur nga pas nga automjetit tip Benz.

Gjithsesi do të jetë spektertiza shkencore që do të përcakojë shkaqet e aksidentit ku mbeti i plagosur një turist 35 vjeçar.
Aksi rrugor Lushnje Berat për shkak të trafikut të rënduar dhe karrexhatës me vetëm një korsi për kah lëvizjeje bën të shkaktohen aksidente të shumta deri edhe me fatalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds