Në orën 10:25, në Lushnjë u zhvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në të njëjtën orë kur ai u ngrit më 27 nëntor 1912 një ditë përpara shpalljes së Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali.

Në aktivitet ishin të pranishëm kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, tre deputetët socialistë të Lushnjës Elton Korreshi, Kiduina Zaka, Asfloral Haxhiu dhe qytetarë të shumtë. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë.

Nën tingujt e Himnit Kombëtar flamuri u ngrit nga kryebashkiakja Eriselda Sefa. Më pas, u vendosën buqeta me lule pranë përmendores ku janë skalitur emrat e patriotëve lushnjarë që kontribuuan në shpalljen e Pavarësisë.

Kujtojmë se 114 vite më parë Kreu i atëhershëm i bashkisë Kadri Vokopola mbajti një fjalim para qytetarëve duke njoftuar shpalljen e Pavarësisë së Lushnjës.

Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa në këtë ditë historike për qytetin tonë uroi qytetarët lushnjarë Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds