Kina ka shpenzuar një shumë rekord për importin e arit gjatë vitit 2026, duke blerë më shumë se 1,000 tonë vetëm në tetë muajt e parë të vitit.

Sipas Financial Times, deri në fund të gushtit Kina ka shpenzuar 158.8 miliardë dollarë për importin e arit. Kjo shumë është dukshëm më e lartë se 96.5 miliardë dollarët e shpenzuara gjatë gjithë vitit 2025.

Gjatë vitit të kaluar, Kina kishte importuar gjithsej 886 tonë ar, ndërsa blerjet ishin frenuar në një periudhë kur çmimi i metalit të çmuar po rritej me shpejtësi.

Kina është njëkohësisht edhe prodhuesi më i madh i arit në botë. Sipas Këshillit Botëror të Arit, vendi prodhoi 384 tonë ar gjatë vitit të kaluar.

Rritja e importeve lidhet edhe me kërkesën në rritje nga investitorët kinezë, të cilët po blejnë më shumë ar si pjesë e përpjekjeve për të diversifikuar pasuritë e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *