Sali Berisha ka ngritur akuza lidhur me mënyrën se si është vepruar ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, duke pretenduar se të dy nuk janë shpallur në kërkim ndërkombëtar në kohën që, sipas tij, duhej të ishin proceduar.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se e kishte denoncuar më herët këtë çështje, duke pretenduar se urdhër-arrestet për Agasin dhe Beqirin datojnë më 25 dhjetor 2025, ndërsa shpallja e tyre në kërkim ndërkombëtar, sipas tij, ka pasur vonesa.

Berisha deklaroi gjithashtu se Agasi ka blerë dy avionë personalë në Austri dhe se njëri prej tyre është regjistruar më pas në Slloveni. Ai pretendoi se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe fluturime në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Në lidhje me Ermal Beqirin, Berisha ngriti pretendime për aktivitetet dhe investimet e tij në disa vende evropiane, duke përmendur Austrinë, Slloveninë dhe Francën.

“Prokuroria dhe Policia e Shtetit, po të mos kishin marrë urdhër politik, do të procedonin në kohën më të shkurtër për mandate arresti ndërkombëtare”, deklaroi Berisha.

Në përfundim të konferencës, kreu i PD-së foli edhe për protestën qytetare, duke e cilësuar atë si një lëvizje të rëndësishme dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin.

Pretendimet e bëra nga Berisha janë deklarata politike dhe nuk përbëjnë në vetvete fakte të konfirmuara nga institucionet përgjegjëse.

Sali BerishaTë kryemafiozit të Shqipërisë dhe të rajonit Ergys Agasi, dëshmon rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e saj të organizuar për rajonin dhe Europën. Ergys Agasi për muaj të tërë nuk u shpall në kërkim. Këtu para jush me 24 prill të 2020,  para jush me 24 prill të vitit 2026 kam denoncuar se Agasi dhe Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar. E vërteta është se në muajin prill Agasi ka blerë avion personal, dy avionë personalë në Austri. Blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit.

Jo vetëm ka blerë avionë në Austri, por ai në qershor ka regjistruar në Slloveni njërin nga këta avionë dhe biznesin e tij. Ndërkohë gjatë këtyre muajve janë të vërtetuara një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të Bashkimit Europian. Pra, me 24 prill ne denoncuam këtu se Agasi dhe Ermal Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhërarresti për ta ishte i datës 25 dhjetor 2025. Pra, edhe katër muaj më vonë këta nuk ishin. Agasi është i qetë, drejton të gjitha aktivitetet e tij herë nga Durrësi, herë nga Surreli, herë nga Manza, ku t’i dojë qejfi. Kurse Beqiri ndërmori investimet e tij në disa vende anëtare të Bashkimit Europian, siç janë Austria, Sllovenia dhe Franca. Beqiri ka përvetësuar të paktën 200 milionë euro nga Akshi i Lindave.

Lindës së Akshit dhe Lindës së Surrelit, që kontrollonte Akshin. Pra, ky është suksesi që reklamononte me të gjithë propagandën e tij Edi Rama. Paraqiste kriminelin Ermal Beqiri para personaliteteve më të larta të Europës si historinë e tij të suksesit. Një bandit, një kriminel, i cili u kap nga autoritetet franceze duke fluturuar në një zonë që për ata mund të ishte edhe për qëllime spiunazhi. Denoncoj këtë bashkëpunim të turpshëm të Edi Ramës me krimin. Nuk ka dyshim se prokuroria dhe policia e shtetit po të mos kishin marrë urdhër politik do të procedonin në kohën më të shkurtër për mandate arresti ndërkombëtare. Por ata nuk e bënin dot, sepse Akshi ishte prona private e Edi Ramës.

Këto janë përmasat e mafies më të rrezikshme në Europë që kryesohet nga Edi Rama. Gjithashtu duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm. Si lëvizja qytetare më e fuqishme dhe e jetëgjatë e kontinentit. Lëvizja qytetare në të cilën çdo i ri dhe çdo qytetar dëshmon sakrificën e tij të madhe që bën për vendin e tij dhe qytetarët shqiptarë. Protesta që zgjat çdo orë është një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari që e don Shqipërinë, është një thirrje në ndërgjegjen e çdo të riu, e çdo të moshuari, e çdo vajze, nëne, motre, e çdo burri, djali, të mbështesin këtë protestë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds