Një përplasje e ashpër verbale ka shpërthyer sot në Kuvend mes deputetit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Tensionet u ndezën kur Kapri akuzoi mazhorancën për “Agronofobi” dhe përdorim të mjeteve të paligjshme, duke pretenduar se qeveria ushtron presion ndaj biznesit përmes shantazhit

“Akuzat tuaja ndaj kryetarit të Partisë Mundësia, po ashtu dhe rioshët tuaj janë kthyer në Agronofobi. Keni çdo kontroll dhe instrument në dorë, i keni bërë shantazh, i keni mbyllur biznese, të ardhura edhe nga bota e nëndheshme. Ju nuk jeni mësuar me biznesmenë që hapin me qindra mijëra vend epune, por me çanta, si ai rasti jam Taulant Balla dua 100 mijë euro. Qytetarët s’do t’ju lejojnë të bëni bixhos me shqiptarët”, tha Kapri.

Nga ana tjetër, Balla u kundërpërgjigj duke zbuluar prapaskena nga procesi i numërimit të votave në vitin 2025. Kreu i grupit socialist pohoi se vetë deputeti Kapri kishte kërkuar ndihmën e tij për të ruajtur votat nga “vjedhja” e numëruesve të PD-së, duke theksuar me ironi se Kapri u bë deputet falë mbrojtjes që numëruesit e PS-së i bënë votave të tij.

“Të fala Gones. O Gone je i vetmi që vjen me asistent. Ta shpjegoj unë atë cësthjen se ka dhe të arrestuar. Kur numëronim votën e diasporës ky më fuste miq mua që t’ju thoshim numëruesve tanë që të ruanin votat e tua se i vidhte PD-ja. I kam mesazhet këtu. Vetëm burrë nuk quhesh.
Mes numëruesve që vendos PS-ja dhe PD-ja, ti erdhe kërkove tek unë që të mbroja votat se m’i vjedh PD-ja. Të kisha thënë për një vit mos u kruaj. Votat t’i mbrojtëm dhe ti u bëre deputet falë numëruesve të Patisë Socialiste.

Është staliniste që pas 36 vitesh partitë administrojnë votën e shqiptarëve. Po të kishe dy pare mend do të vije të flisje për këtë jo të mbroje kryetarin.
Sa për protestën e kam thënë që në fillim, pavarësisht se simbol ishte flamingo, do ta konisderoja të bukur edhe me një kalë, te ky kali ti Saliu, Agroni, Qori dhe Lapaj jeni miza tek ajo e kalit.
Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës, sepse unë s’po njoh Saliun”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds