Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e të së enjtes në aksin rrugor rural Pirrë- Kamçisht njësia administrative kolonjë bashkia Lushnje. Një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një motoçikletë të cilin udhëtonte 76 vjeçari Minella Prençe banor i fshatit Pirrë. Menjëherë në vendngjarje ka ardhur ambulanca e cila ka transportuar me urgjencë në sptalin e Lushnjës 76 vjeçarin i cili është nën kujdesin intensiv të mjekëve në gjendje të rëndë për shëndetin nga plagët që mori.
Polica e qarkullimit në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e fuoristradës dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Mësohet se 76 vjeçari nuk ka pasur kaskë mbrojtëse në kokë çka ka bërë që lëndimet të jenë serioze.
Dyshohet se drejtuesi i fuoristradës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen me motoçikletën.
