Ndotja e pyllit të Semanit edhe këtë sezon veror ofron një panoramë të pakëndshme në hyrje të plazhit. Megjithë aksionet e  pastrimit nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura dhe pushtetit vendor, pushuesit nuk ndalojnë së hedhuri  mbetjet në pyll duke shkaktuar ndotje të vazhdueshme. 10 të rinj vullnetarë nga Sllovakia, Ukranina, Polonia i janë bashkuar vullnetarëve nga Fieri për të pastruar territorin e pyllit me pisha të Semanit, por të gjithë e kanë të qartë se vetëm aksionet nuk mjaftojnë për te ndalur ndotjen. Sipas tyre  zgjidhja është tëepërgjegjësia dhe sjellja e qytetarëve  ndaj mjedisit që në rastin e Semanit është e thjeshtë, një qese mbeturinash me vete pas çdo vizite në zonë.

Tonelata të tëra me mbetje u mblodhën një muaj më parë nga punonjësit e bashkisë në pyllin e Semanit, por ndotja vazhdon pasi zona frekuentohet edhe gjatë verës nga pushuesit që ndalojë në pyll pas plazhit ose në raste festash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds